28.4 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Matoshi: Presidentja inatçore nga padija me shtru pyetje valide, e tërheq kërkesën

- Advertisement -

Pas vendimit të sotëm të Vjosa Osmanit që ta tërheqë kërkesën e parashtruar në Kushtetuese për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor, një reagim mjaft i ardhshëm ka ardhur edhe prej analistit e publicistit Halil Matoshi, që e quan presidenten “inatçore”.

Për këtë vendim të saj, Halil Matoshi thotë se ky veprim ka të bëjë me padijen e presidentes për të bërë kërkesë ashtu siç duhet në Kushtetuese.

“Presidentja inatçore – nga padija me shtru nji pyetje valide, e tërhjek kërkesën nga Kushtetuesja”, tha Matoshi në shkrimin e tij.

Më tej, Matoshi argumenton se presidentja as nuk e ka lexuar rregulloren e Kushtetueses, sepse po ta lexonte, do të kuptonte se Radomir Laban nuk do të marrë pjesë në grupin e gjyqtarëve që marrin vendimin për kërkesën e saj.

Po ashtu, ai thotë se presidentja heshtte në të kaluarën kur raportohej për po të njëjtin gjyqtar, madje Matoshi thotë se Osmani në cilësinë e deputetes vetë e kishte votuar emërimin e Radomir Laban në vitin 2018.

“Vjosa Osmani në cilësinë e deputetes, më 2018 ka pretendime se personalisht ka votu për Radomir Laban, (âsht votu me 71 vota të deputetëve) për gjyqtar të Gykatës Kushtetuese! Lë ta dokumenton të kundërten!”, tha në fund Matoshi.

Osmani në konferencë për media të martën njoftoi për vendimin e saj që ta tërheqë kërkesën, madje duke kërkuar indirekt që të shkarkohet Radomir Laban me votën e 2/3 të gjyqtarëve të Kushtetueses.

Të ngjashme

Të fundit