Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas publikimit të një video të re ku akuzohen kompani private dhe politikanë për keqpërdorime.
Sipas Matoshit, kryeministri Albin Kurti i ka shpall luftë kapitalizmit.
Më tutje, ai thotë me ironis e kjo video nuk është bërë në Kore të Veriut (shtet ky me regjim të ashpër komunist).
Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron shtetëzimin e kompanive private dhe po rikthehet ideja e kolektivizimit.
“Kolhozet sovjetike.”, shkruan Matoshi.
Ky është postimi i tij:
Albin Kurti i shpall luftë kapitalizmit
A e patë videon e fundit të Vetëvendosjës?
Nuk është bërë në Kore të Veriut.
Paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private.
Pronarët (kullakët) në burg!
Ndonëse Zyra Doganore në Portin e Durrësit është hapur më 15 janar 2019, e meritore është Qeveria shqiptare, kēta e heshtin, e përvetësojnë si mjet lufte kundër rivalëve politik, në duar të Revolucionit, pa e përmend fare tokën shqiptare.
Simas videos del se Kosova ka deti!
Në këtë propagandë histerike e të frikshme i shpalket luftë familjës pronës dhe shtetit.
E rikthejnë idenë e kolektivizmit.
Kolhozet sovjetike.
Në këtë ndjekje shtrigash, ata nuk i harrojnë pa i përmend edhe pronarët e magjes nga e cila u ushqyen, Devollët!
Paçka se vet Albin Kurti e pranoi këto ditë se kanë marrë para nga ta, në fushatë zgjedgore!?
Spastrimi stalinist nuk i falë as miqtë më të mirë!.