4.1 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Matoshi për vendimin ndaj Klan Kosovës: Burtal, nuk ndodh as në Kubë e Venezuelë

- Advertisement -

Një vendim absolutisht i çuditshëm është marrë sot nga ARBK-ja. Ky institucion ka vendosur të shfuqizojë vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, një ditë pasi vendosi t’ia rikthej këtë certifikat biznesit medial.

Për këtë çështje ka reaguar edhe analisti i njohur Halil Matoshi.

Vendimi e ri të ARBK-së, Matoshi e ka cilësuar si vendim brutal e të egër.

“Vendim brutal, i egër. Nuk e di nëse mund të ndodhë më as në vende si Kuba dhe Venezuela, që brenda 48 orësh të merret vendimi për pezullim dhe sërish të mbetet në fuqi pa asnjë bazë ligjore.” – u shpreh Matoshi në Info Magazine, transmeton Klan Kosova.

Tutje, ai ka theksuar se një veprim i tillë është tendencë e qartë e pushtetit për frikësimin e gazetarëve.

“Tendencë e qartë e qeverisë për të hyrë në një rreshtim, ku i vjen era diktaturë, në një vend të vogël me ekonomi të pazhvilluar, pa ushtri të fuqishme dhe në krizë të thellë të cilën e ka shkaktuar qeverisja Kurti.” – shkroi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit