Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar deklarimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit në konferencën për shpërthimin në Zubin Potok.
“E nisi me fjalën besoj që ishte korrekte politikisht. Shkoj tu rrëshqit e tu rrëshqit e ju hypi skijave”, ka thënë Matoshi për Kurtin në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Matoshi i ka vazhduar kritikat për Kurtin, duke i quajtur deklarimet për mediet si marrëzi.
“Kur kryeministri i vendit del edhe akuzon media e portale e opinionista, a e dini kolegë të dashur çka domethënë kjo? Kjo domethënë kolona e pestë. Kjo domethënë çonu vllazni luftoni ndërmje veti se na kanë hy shpijunat e serbisë që janë portalet e te