Opinionisti Halil Matoshi, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani, që të shkarkojë shefin e stafit të saj, Blerim Velën, pasi që ky i fundit bëri një postim skandaloz, ku ai i kërkon Vucicit ta bëjë testin e ADN’së bashkë me Fahri Musliun, për të parë se mos ky i fundit është babai i presidentit serb.
Matoshi në reagimin e tij në Facebook, ka thënë se Fahri Musliu është gazetar e publicist me integritet i brezit të ‘Rilindjes’ dhe se i njëjti ka familje e prestigj shoqëror.
Pos kësaj, opinionisti ka thënë se nëse pushtetit i lejohet që me denigru Musliun dhe familjen e tij, atëherë, atij, Matoshit pra, i lejohet që të konstatojë se Blerim Vela, është fundërrinë.
“Dhe mas kësaj, nëse Presidentja Osmani nuk reagon me shkarkimin e tij dhe kërkimfalje familjës Musliu dhe qytetarëve kosovarë për ofendimin, atëherë ajo dëshmon se nuk âsht udhëheqëse e vulgus-it por vulgariteti vet!”, ka thënë ndër tjerash Matoshi.
Postimi i plotë:
Presidente shkarkoe Velen tash!
1.
Me pasë Kosova Presidente normale, për 15 minuta âsht dashtë me e shkarku Blerim Velën, por shteti po identifikohet me vulgus-in dhe vulgaren si diskurs.
Populli ka ardhë në pushtet!
2.
Fahri Musliun e njoh ka 40-vjet. Gazetar e publicist me integritet i brezit të “Rilindjës”. Ai ka nji familje e prestigj shoqnor por nuk ka nji instancë në shtet që e mbron nga përgojimet idiote të pushtetit.
Nëse pushtetit i lejohet me denigru qytetarin Musliu dhe familjën e tij, mue më lejohet me konstatu se këshilltari i Presidentes âsht nji fundërrinë.
Dhe mas kësaj, nëse Presidentja Osmani nuk reagon me shkarkimin e tij dhe kërkimfalje familjës Musliu dhe qytetarëve kosovarë për ofendimin, atëherë ajo dëshmon se nuk âsht udhëheqëse e vulgus-it por vulgariteti vet!
P. S.
Shefi i stafit të Presidentes Vela ka shkru serbisht: “Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”.