6.9 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Matoshi: Nuk është mirë që Qeveria të formohet duke “peshkuar e kontrabanduar” deputetë

- Advertisement -

Fatmir Matoshi nga NISMA, ka thënë se partitë opozitare nuk duhet patjetër që ta presin Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve që ta provojë e para formimin e Qeverisë.

Sipas tij, nëse partitë opozitare i kanë 61 vota, atëherë duhet që të deklarohen dhe procedurat do të jenë më të lehta.

Tutje, ai tha se nuk është mirë për demokracinë që Qeveria e re të formohet duke “peshkuar e kontrabanduar” deputetë.

“Normalisht që fituesi i zgjedhjeve e ka mundësinë e parë për ta formuar Qeverinë dhe opozita nuk do të thotë që duhet më e prit patjetër fituesin e zgjedhjeve që me provu herën e parë. Nëse opozita i ka 61 vota atëherë duhet që ta bëjnë publike që i kanë votat dhe pastaj besojë që edhe procedurat do të jenë më të lehta. Ajo që nuk është mirë me i ndodhë shtetit tonë, Kuvendit të ardhshëm të Kosovës është që një shumicë e re parlamentare me u ndërtu mbi bazën e ‘kontrabandimit’ të deputetëve sepse realisht më thënë as nuk i përngjanë demokracisë, e as një shteti të se drejtës nëse një Qeveri vjen në pushtet duke ‘peshku e kontrabandu’ deputetë, atëherë ne saktë e dimë se çfarë kemi me prit prej asaj Qeverie”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata”.

Matoshi më tej, tha se nuk kanë pasur asnjë kontakt me LVV-në e as me partitë opozitare deri më tani për formimin e Qeverisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit