0.8 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Matoshi – Muratit: Mësuesit i kërcënove se ke me ua ndalë bukën, a do t’i paguash rebelët që i lëshuan institucionet?

- Advertisement -

Analisti Halil Matoshi nëpërmjet një postimi në Facebook iu është drejtuar ministrit të Financave, Hekuran Muratit të cilin e ka pyetur nëse do t’ua paguajë ose jo pagat ministrave, deputetëve, zyrtarëve, gjykatësve e policëve serbë që lëshuan institucionet e Kosovës.

“I ke kercënu mësuesit kosovarë që ki me ua nalë bukën, sha e përbuzë – për grevë të ligjshme – por përpjekja për me i shantazhu me buk u dështoi, masi që publiku u mobilizu në mbrojtje të tyne.”, shkruan Matoshi, përcjell lajmi.net.

Më tutje, ai e ka quajtur “patriot me profesion”, ministrin Murati, kur e pyet nëse do t’ua paguajë rrogat serbëve që lëshuan institucionet e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Matoshit:

Ministër fol n’paç ftyrë!

1.

I ke kercënu mësuesit kosovarë që ki me ua nalë bukën, sha e përbuzë – për grevë të ligjshme – por përpjekja për me i shantazhu me buk u dështoi, masi që publiku u mobilizu në mbrojtje të tyne.

2.

Pse s’po të nihet zani Hekuran Murati?

3.

A ke me ua pagu rrogat të rebeluemëve kundër shtetit në veri, deputetë, ministra, zyrtarë shteti, gjykatës e policë?

4.

Fol ministër – patriot me profesion?.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit