![Matoshi me shpresa nga Ohri: Këtu jemi pajtuar me maqedonasit, këtu mund të pajtohemi edhe me serbët Matoshi me shpresa nga Ohri: Këtu jemi pajtuar me maqedonasit, këtu mund të pajtohemi edhe me serbët](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/Matoshi-Kurti-pesoi-vdekje-politike-51-e-votuesve-do-ti-kerkojne-llogari-Insajderi.org_.webp)
Analisti Halil Matoshi, nga qyteti i Ohrit, ka komentuar takimin që pritet të mbahet nesër mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuqiçit, president i Serbisë.
Me anë të një statusi në Facebook, Matoshi ka thënë se Ohri është një ogur i mirë për paqe.
Tutje, ka thënë se në këtë qytet janë pajtuar shqiptarët me maqedonët, dhe se këtu mund të pajtohen edhe me serbët.
“Ohri âsht ogur i mirë për paqe. Këtu janë pajtu maqedonët me shqyptarë (2001) e munet me ndodh fillimi i fundit të anmiqsive mes shqyptarëvet e serbëve”, ka shkruar Matoshi.