Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar vendimin e PZAP që votimi jashtë vendit të mbahet vetëm në konsullatat zyrtare të Kosovës.
Ai ka kritikuar Vetëvendosjen, duke thënë se kjo parti ka kërkuar përdorimin e objekteve të ndryshme jozyrtare për procesin e votimit.
“Vetëvendosje në KQZ ka lyp objekte shtesë, qofshin xhamia, kisha, restorante, ku pihet rakia, ku luhet bixhozi, baleti me votu,” deklaroi Matoshi, duke e cilësuar një kërkesë të tillë të papranueshme dhe të papërshtatshme për standardet zgjedhore.






