Fatmir Matoshi nga Nisma Socialdemokrate, në emisionin “Click” në RTV21, ka konfirmuar takimin e paralajmëruar mes kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ai tha se kjo iniciativë ka ardhur nga Limaj për të shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në formimin e institucioneve.
“Nuk kemi dashtë takime të kota asnjëherë,” u shpreh Matoshi, duke shtuar se Kurti dhe Limaj janë takuar disa herë më parë, për kafe dhe për çështje institucionale.
Ndërkohë, Matoshi ka deklaruar se Fatmir Limaj është kandidati më i mirë për kryetar të Kuvendit – jo vetëm për Nismën – dhe se partia ka ofruar tri vota në mbështetje të VV-së, pa kushte.
”Janë takaur disa herë, janë takaur edhe për kafe, edhe për forimin e institucioneve, Kurti e Limaj janë takuar disa herë. Këtë herë inicativa ka qenë e Limajt që ta ftojë Kurtin në takim për ta shprehur qëndrimin se jemi pro krijimit të institucioneve. Ne e kemi marrë ofertat dhe ftesat nga VV shumë kohë më herët që të bashkëpunojmë për formimin e institucioneve. Kandidati më i mirë dhe i duhuri për kryetar të Kuvendit, është Fatmir Limaj, Jo veç për Nismen. Nuk është kusht ne e kemi ofruar tri vota VV-së”, tha Matoshi.