Halil Matoshi, analist i përhershëm në Kanal 10, ka bërë disa kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë një emisioni në këtë televizion, Matoshi ka “shpërthyer” me cilësimë ndaj Kurtit.
Sipas Matoshit, të cilin Nacionale e kishte cilësuar si “Vullkan Halili”, vlerësoi se Kurti po ndjek “politika të ahmakllakut”.
“Kërkush se ka mendu që ky (Kurti v.j) është kaq kryefort. Ky ka politika të ahmakllakut. Ju po mundoheni shkakun me mohu, mos me fol për shkakun, por po flitni për pasojat, sundimin e ligjit. Sundimi i ligjit është që nuk arrestohen njerëzit kur është një tension i madh politik, sepse ajo po i ndihmon shefit në Beograd, me u tregu paqësor e me u tregu pragmatik me perëndimin, kurse neve po na vnon cdo ditë sanksione, e po thu kurgjo s’janë këto.” – u shpreh tutje Matoshi në Politiko.