24.7 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Matoshi: Kurti e Osmani janë në fushatë zgjedhore për një grusht vota, s’janë askund në agjendat e ShBA-së

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po qëndrojnë në SHBA.Derisa Osmani po qëndron prej disa ditësh ku ka zhvilluar dhe takime, Kurti ka nisur sot vizitën atje.

Ai po merr pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi zyra e tij të enjten.Sipas njoftimit, Kurti do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai sot u takua me kongresistin republikan, Keith Self, në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, ku me të bisedoi për raportet Kosovë-SHBA, për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për rolin aktiv të diasporës shqiptare në SHBA.

Lidhur me vizitat e Kurtit e Osmanit në SHBA, analisti politik, Halil Matoshi, thotë për Gazeta Blic se Kosova s’ka bërë asgjë që të pranohet në OKB dhe se po bëhen ‘selfie’ nëpër korridore, që t’u hidhet hi syve militantëve.

“Shkuarja në Amerikë për qejf kur i ke punët mirë është normale. Kosova zyrtare nuk ka bërë asgjë që të pranohet në OKB, bile e ka lidhur veten për përfitime elektorale. Kosova në New York është hi syve militantëve me ndonjë ‘selfie’ korridoreve e sallave të pritjes e jo në zyra”, është shprehur ai.Sipas Matoshit, Zyra Ovale dhe Departamenti Amerikan i Shtetit janë kryesore për Kosovën dhe se Osmani e Kurti janë në fushatë zgjedhore për një grusht vota por s’janë në agjendë të SHBA-së.

“Për Kosovën zyra kryesore është në Washington (zyra ovale) dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti janë në fushatë zgjedhore për një grusht vota por nuk janë kurrkund në agjendat e ShBA-së”, ka deklaruar Halil Matoshi.

Të ngjashme

Të fundit