Halil Matoshi, gazetar veteran dhe analist në Kanal 10, ka kujtuar një histori interesante me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë dje në mëngjes.
Më saktë, përmes një shkrimi, Matoshi ka sjellur në vëmendje një intervistë të tij me Kadarenë në vitin 1998.
Në këtë intervistë, siç tregon Matoshi, Kadare ka pasur fjalë të mëdha për UÇK-në.
“Kam ba nji intervistë tek Revista “Zëri”, më 14 korrik 1998, në të cilën Kadare tha:
“UÇK-ja është dalëzotëse e kombit. UÇK-ja u shfaq si shpëtimtare e kombit shqiptar. Me rolin e saj kolosal historik, UÇK-ja bën pjesë në historinë morale të kombit shqiptar”.” – ka shkruar Matoshi.