-7.9 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Matoshi: Kosova duhet ta shpallë Hamasin organizatë terroriste, ata që e mbështesin të penalizohen

- Advertisement -

Analisti politik Halil Matoshi ka thënë se Kosova duhet ta shpallë Hamasin organizatë terroriste njëjtë siç kanë vepruar edhe ShBA, BE, Kanada, Australia dhe Japonia.

Përmes një postimi në llogarinë e tij duke treguar se si terroirstët e Hamasit vranë një familje, Matoshi theksoi se “kushdo nga shtetasit kosovarë që e mbështet, të penalizohet”.

Postimi i plotë:

Mos me harru!
Shikoni këto fytyra: Pafajësi dhe lumtuni njerëzore!
Si ato të Kosovës, 1999.
Âsht familja hebreje Kadem.
Mbani mèn emnat e tyne
Prindët Jonathan dhe Tamar, me vajzat Shachar dhe Arbel 6-vjeçare si dhe Omer-in katër vjeç.
U vranë mizorisht nga fashistat e Hamas-it!
P.S.
Hamas-i duhet me u shpallë – me urgjencë – organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës dhe kushdo nga shtetasit kosovarë që e mbështet, të penalizohet.
Hamas-in e kanë shpallë organizatë terroriste pos Izraelit edhe ShBA, BÉ, Kanada, Australia dhe Japonia.
Kështu duhet me vepru edhe shteti kosovar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit