Home Lajme Matoshi: Këshilli i Evropës është dështim kapital, Kurti po rikthehet te “ami 100 euro”

Matoshi: Këshilli i Evropës është dështim kapital, Kurti po rikthehet te “ami 100 euro”

0
Matoshi: Këshilli i Evropës është dështim kapital, Kurti po rikthehet te “ami 100 euro”

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi e ka cilësuar vitin 2024 në aspektin politik si “vitin më të mbrapshtë” të Kosovës.

Matoshi ka thënë se Kosova në vitin 2024 ka pasur sulm terrorist i cili ende nuk është zbardhur.

“Ka qenë viti më i mbrapshtë i Kosovës që nga viti 2008 e këndej. Ka pasur sulm terrorist i cili nuk është zbardh dhe krerët e shtetit në vend se me zbardh rastin i kundërvihen deklarimeve të SHBA-së”, ka thënë Matoshi.

Për më tepër, gazetari Matoshi ka thënë se Kosova po ballafaqohet edhe me shumë sfida në ekonomi.

“Unë e di sa ka rrymë sa s’ka. 100 euroshi i sotit është me dalë me dy-tre shokë me pi kafe edhe m’i hanger nja pesë qepaba. Çmimet janë hava, pensionet s’janë kërkah. Jemi në mjerim”, ka thënë Matoshi.

Por megjithatë, Matoshi ka thënë se qeverisë Kurti mund t’i njehsohet pjesërisht si sukses vetëm liberalizimi i vizave.  /Gazeta10/

Exit mobile version