6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Matoshi kërkon dorëheqjen e ministrit Mehaj pas rastit në Shtërpcë

- Advertisement -
Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.

Matoshi për këtë ngjarje, ka akuzuar klimën e krijuar nga qeveritarët. Madje ai ka kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Akt kundër lirisë dhe shtetit kosovar! Ministri i mbrojtjës Armend Mehaj duhet me u dorëheq. Meniherë. Ai doket ashiqare se nuk e ka nën kontroll të plotë ushtrinë”, ka shkruar ai.

Një ushtar i FSK-së del të jetë i dyshuari kryesor për plagosjen e 11-vjeçarit e 21-vjeçarit, të cilët i përkasin komunitetit serb, në Kosovë.

Postimi i plotë i Matoshit:

Akt kundër lirisë dhe shtetit kosovar!

Ministri i mbrojtjës Armend Mehaj duhet me u dorëheq. Meniherë.

Ai doket ashiqare se nuk e ka nën kontroll të plotë ushtrinë.

Pasqyrën e nji kombi.

Ministri nuk di kush po u jep urdhna ushtarëve, as për cilën rrymë fetare apo ideologjike punon akëcili nga ta!?

Ushtari kosovar nuk vret qytetarë të pafajshëm, në vigjilje feste.

Ushtari i Republikës nuk shtin në qytetarë, vetëm pse përkasin në fe ose etni tjetër.

Ushtari i FSK-së i shërben paqes!

Sepse FSK âsht ushtri e paqes dhe âsht këtu me i thanë jo luftës!

Ushtari kosovar nuk sulmon qytetarët në asnji rrethanë.

Për asnji qëllim.

Dorëheqja e ministrit si akt moral, âsht e domosdoshme!

Sepse diskursi i praptë i qeveritarëve kohëve të fundit, ka kriju ambient të favorshëm për akte të tilla, që në thelb bien ndesh me interesat vitale të vendit tonë, duke i dhânë shkas propagandës ruso-serbe që ta akuzojnë Kosovën për përndjekje të serbëve.

P.S.

Qytetarët normalë serbë duhet me e ditë se ky âsht veç nji akt p’ej budalle ose ndonji vegle qorre në operacione sekrete të shërbimeve që punojnë kundër shtetit kosovar ose për interesa të grupeve ekstreme fetare e ideologjike.

Plagosja e të riut 21-vjeç dhe fëmijës 11-vjeç âsht sulm mbi lirinë, demokracinë dhe ftyrën e Kosovês.

Ndjesë familjës së viktimave dhe vet atyne.

Shërim të shpejtë!

***

Kosova duhet me u kfjellë e me dal nga mjegulla ku âsht futë.

I indinjuem!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit