Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar sot ndaj deklarimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili së fundi ka thënë se kishte synuar të votonte marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetin e komunave dhe raportin e RTK-së.
Matoshi, përmes një postimi në rrjete sociale ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e Abdixhikut në seancën e 19 nëntorit, duke thënë se nuk e ka parë aty.
Ajo publikoi edhe një fotografi nga seanca, duke ftuar Abdixhikun “ta kërkojë veten në fotografi”.
Shkrimi i plotë:






