-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Matoshi e quan “bastard” ministrin Murati: Po fyen dinjitetin e luftëtarit të lirisë

- Advertisement -

Halil Matoshi, njohës i çështjeve politike, ka reaguar ndaj Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili në vitin 2016 kishte kundërshtuar pagesat për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke deklaruar se veteranët po i kushtojnë shumë Kosovës.

Matoshi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në një shoqëri ku çmohet e ruhet liria kombëtare, nuk duhet t’i jepet asnjë post publik dhe as një votë, siç ka thënë Matoshi, bastaradëve të tillë.

Tutje, ai ka shtuar se prej padijes e marres askush s’ka vdekur.

Postimi i plotë:

Kalkulimi bizar i ni ministri

(me ‘m’ t’vocerr)

1.

Thirrjën e shekujve për dalzotsa t’ksaj toke dardane, flijimin ni shekullor për liri e shtet kombëtar, ni qytetar i veshun me pushtet politik e paskësh barazue e barasvlerësue me lehtësi t’padurueshme me mercenarët, të cilët paskëshin mujtë me ua sjellë lirinë shqiptarëve t’ndrydhun kosovarë, me kosto ma të ulët!?

2.

Prej gjeneralit prusian Carl von Clausewitz e deri tek Frierich Nietszche (e deri në ditët e sotme) lufta shihet ni duel në një shkallë të gjanë, ku secila palë përpiqet me forcë fizike me e deryru tjetrin me iu nënshtru vullnetit të tij!

Porse, Murati nuk ka me ditë kurrë me e shpjegu këtë vullnet. Cili adjt ai vullnet simas të cilit lufton ni mercenar pos parasë dhe fuqisë?

E për ni luftë duhet me ekzistu vullneti i cili me ni akt dhune e detyron kundërshtarin të përmbushë vullnetin tonë!

Lufta pra asht lojë. Lojë si çdo lojë tjetër, porse në të cilën investimi asht total: Jeta e njeriut.

Porse kjo lojë në rastin kosovar ka ni ide dhe lëvizje çlirimtare, që i jep shpirt;

Lojë që ka shpirt.

Hekuran Murati asht ngritun kundra këtij shpirti, tue fye thymos-in, dinjitetin e luftëtarit të lirisë.

3.

Në ni shoqni ku çmohet e ruhet liria kombëtare, si diçka supreme, as post publik dhe as votë për kësi bastardësh nuk duhet me pasë!

4.

P’ej padijes e marres askush s’asht dekë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit