19.6 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Matoshi: Asociacioni po shmanget si djalli, Kosova e ka obligim ndërkombëtar

- Advertisement -

Analisti Halil Matoshi, beson se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe tashmë është i pranuar, dhe nëse ky Asociacion nuk implementohet, sipas Matoshit, Kosovën e presin sanksionime ndërkombëtare.

“Jemi më një situatë ku realisht kurrkush nuk po kërkon Asociacion sepse Asociacioni është pranuar tanimë. Secila Qeveri demokratike merr obligimet e qeverive të kalume nëse s’konsiderohet se ata kanë qenë fashistë, anti-shtet radikale në limite shtetërore etj. Mua më habit qëndrimi i LVV-së kur e shmangin faktin që marrëveshja për Asociacionin është marrëveshja e parë Brukselit e vitit 2013 e cila u ratifikua në Kuvendin e Kosovës me 84 vota pro. Kosova e ka një obligim ndërkombëtarë dhe kryeministri edhe eksponentët e tij, deputetët po e shmangin sikur djalli që Kosova e ka një obligim ndërkombëtarë dhe mos përmbushja e këtij obligimi ka dy pasoja, më e madhja është izolimi më e vogla është sanksionim sepse kështu funksionon sot bota”, – tha Matoshi në Kanal 10.

Të ngjashme

Të fundit