-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Matoshi: Albini është njeri i mexhave, Rama është më qytetarë

- Advertisement -

Komentatori politik, Halil Matoshi teksa foli për refuzimin e kryeministri Kurti për t’u takuar me atë të Shqipërisë, tha se të dy kanë dallime të mëdha në mes vete.

Matoshi Kurtin e quajti person të ‘’megjave’’, ndërsa për Ramën tha se nuk është i tillë është më qytetar.

Albini o qasi njeri i mexhave e interesave e inateve personale. Rama nuk është, është shumë më i arritur më këtë aspekt, më qytetar. Sepse prej që dalim në sokak prej shtëpisë s’jemi më privat, miq, vëllezër, inatgji jemi qytetarë, nuk jemi më asi hajde fisin po e organizoj kundër teje. Përveç benefiteve që po i marrim nga organizata ndërkombëtare kemi edhe detyrime ndaj tyre.’’, tha ai në “Politiko’’.

Tutje, ai teksa foli për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, ka shpjeguar se Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe natyrisht që vendimet e saj duhet të jenë në përputhje me politikat e kësaj aleance.

NATO është organizatë ushtarko-politike, Këshilli i saj i bën politikat e shteteve anëtare. NATO duhet me reagu njëzëri, edhe vendime për luftë edhe për paqe. Prandaj nuk mundet Edi Rama me bë politika që bien ndesh me politikat e NATO-s.’’, tha Matoshi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit