Instituti Republikan Ndërkombëtar ” ka publikuar gjetjet e matjes së opinionit publik në Kosovë për çështje të ndryshme në vitin 2023. Në tabelat e publikuara nga IRI është bërë edhe një krahasim me gjetjet e vitit 2021.
Në pyetjen se a do të thoshit që Kosova po ecë në drejtimin e duhur apo të gabuar, ka një rritje të lehtë të atyre që mendojnë së Kosova po shkon në drejtim të gabuar.
Nga 49 % sa ka qenë në vitin 2021, përqindja e njerëzve që mendojnë se Kosova po shkon në drejtim të gabuar ka shkuar në 55 %.
Ndërkohë numri i atyre që mendojnë se Kosova po ecë në rrugën e duhur ka mbetur i njëjtë në 40 %.