Një matematikë e çuditshme po ndodhë aktualisht me rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Partitë politike morën mbi 31 mijë vota më shumë se sa njerëz që morën pjesë në këto votime, raporton Klan Kosova.
Me mbi 90 për qind të të dhënave të procesuara, në zgjedhje morën pjesë 799,954 persona. Ndërkaq, 27 subjektet politike që garuan, me mbi 99 për qind të votave të numëruara deri më tani, del se morën 831,197.
Mospërputhjen e këtyre shifrave e sqaroi Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim.
Detajet mund t’i gjeni më poshtë: