Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve rusë “Vovan & Lexus”, të cilët e publikuan një video në kanalin e tyre në platformën “Rumble”.
Kjo temë është diskutuar sonte në edicionin më të ri të Rubikonit në Klan Kosova.
Analisti politik Vehbi Kajtazi, pati kritika të shumta në adresë të kryeministrit.
Kajtazi ka komentuar arsyetimin e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me këtë rast.
Ai tha se Kurti “po rren, nuk ka marrë urime nga askush”.
“Lehtësia e këtij pushteti, me folë zi e terr për vendin e vet, për gazetarët, për mediat, për biznesmenë, është e frikshme”, deklaroi Kajtazi për Klankosova.tv