7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Mashtrimi me vila druri/ Policia nis hetimet ndaj kompanisë për mashtrim dhe shmangie tatimi

- Advertisement -

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë në koordinim me Prokurorinë Themelore, po kryen hetime ndaj kompanisë “1T Group Sh.p.k/G&G Exclusive” me zyrë në Çagllavicë të  Graçanicës, nën dyshimin se janë kryer veprat penale: Mashtrim- sanksionuar nga neni 323 si dhe shmangia nga tatimi, sanksionuar nga neni 307 të KPRK-se.

Këto vepra penale dyshohet se janë kryer nga viti 2022 deri në gusht të viti 2024. Disa qytetarë dyshohet se u mashtruan nga pronari i kompanisë. Ata thonë se kanë paguar për ndërtimin e vilave të drurit, mirëpo ato nuk u ndërtuan asnjëherë.

“Ndonëse kemi disa ankues, është ngritur dyshimi se numri i personave që dyshohet të jenë të mashtruar është më i madh, andaj me autorizim nga prokurori ftojmë të gjithë qytetarët që mund të jenë të mashtruar nga kompania në fjalë të  paraqiten ne stacionin me te afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Te gjitha palët e dëmtuara do të kontaktohen nga hetuesit e rastit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit