Ministria e Financave ka dalë me një njoftim për qytetarët, pas disa informatave të rreme që po qarkullojnë këto ditë mbi skemat pensionale. Ministria kërkon që qytetarët të kenë kujdes e të mos bien pre e mashtrimeve .
Siç ju kemi informuar edhe përmes një njoftimi paraprak, udhëzoheni të jeni të kujdesshëm ndaj informatave të rreme që qarkullojnë këto ditë, të cilat kanë për qëllim keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë dhe mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Lidhur me çdo ndryshim eventual, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jo zyrtare.
“Ftojmë qytetarët të kenë kujdes e të mos bien pre e mashtrimeve dhe dezinformatave, dhe rastet e tilla kur ju premtohen shuma parash në këmbim të një pagese tani, t’i paraqesin edhe në organet e rendit”, thuhet në njoftim.