32.6 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Mashtrim diplomatik me zërin e Rubio-s: Përdoret AI për të kontaktuar zyrtarë të lartë

- Advertisement -

Një mashtrues që është shtirur si Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kontaktuar ministra të jashtëm, një guvernator amerikan dhe një anëtar të Kongresit, duke përdorur zë dhe mesazhe të krijuara përmes inteligjencës artificiale. Rasti është bërë publik përmes një kabllogrami të brendshëm të Departamentit të Shtetit, të publikuar nga gazeta The Washington Post.

Autoritetet amerikane nuk e dinë ende identitetin e autorit të këtij mashtrimi, por besojnë se qëllimi është të mashtrohen zyrtarët për të marrë akses në informacion të ndjeshëm apo llogari personale. Mesazhet janë dërguar përmes aplikacionit të koduar Signal dhe përmes SMS-ve, duke përdorur një emër përdoruesi mashtrues: “[email protected]”.

Sipas dokumentit, incidenti nisi në mes të qershorit dhe ka përfshirë të paktën pesë persona të rëndësishëm: tre ministra të jashtëm të vendeve partnere, një guvernator amerikan dhe një ligjvënës në Kongres. Në disa raste, mashtruesi ka lënë edhe mesazhe zanore me zërin e Rubio-s të krijuar përmes AI-së, një metodë që po përdoret gjithnjë e më shumë në fushata mashtrimi kibernetik.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit u kanë bërë thirrje diplomatëve dhe institucioneve të raportojnë çdo përpjekje të ngjashme te Byroja për Sigurinë Diplomatike ose FBI-ja. Ky incident vjen pak muaj pasi figura të tjera të rëndësishme në SHBA, përfshirë shefen e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, kanë qenë objekt sulmesh të ngjashme me zëra të rremë.

Ekspertët e sigurisë dixhitale paralajmërojnë se teknologjitë për imitimin e zërit janë bërë të lehta për t’u përdorur, dhe zyrtarët duhet të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e platformave të paautorizuara për komunikime zyrtare.

FBI ka paralajmëruar më herët se këto fushata kanë për qëllim mashtrimin për të nxjerrë të dhëna, për të vjedhur para, ose për të shpërndarë viruse në sistemet kompjuterike të institucioneve.

Të ngjashme

Të fundit