-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

MAShTI: Mësimi fillon nesër, SBASHK-u s’mund t’i mbyllë shkollat

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se nesër, më 1 shtator, fillon viti i ri shkollor në të gjitha institucionet e arsimit fillor, të mesëm të ulët dhe atë të lartë.

MASHTI tha se përkundër përgatitjeve, fillimi i suksesshëm i vitit të ri shkollor vihet në pikëpyetje për shkak të grevës së deklaruar nga BSPK-ja, të cilës i është bashkëngjitur edhe SBASHK-u.

“Përderisa legjislacioni ynë e njeh të drejtën e të gjithë punëtorëve për grevë, e njeh edhe të drejtën për të punuar të atyre, të cilët nuk janë pjesë e grevës”.

“Duke marrë parasysh gjendjen në terren, ftojmë prindërit dhe nxënësit që të komunikojnë drejtpërdrejt me mësuesit klasorë, kujdestarët e klasave dhe menaxhmentin e shkollës për të kuptuar nëse do të organizohet procesi mësimor dhe sipas cilit orar”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t, transmeton Klankosova.tv.

“Presionet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme. Ndërkaq, spekulimet se, me ardhje në shkollë, mund të cenohet siguria e fëmijëve nuk kanë asnjë bazë”.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë qenë të hapura për dialog me sindikatat dhe kanë adresuar kërkesat legjitime, gjithnjë brenda kornizës ligjore dhe mundësive materiale”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Më tej, MASHTI thotë se secili problem mund të zgjidhet, por sipas tyre, proceset e tilla nuk duhet t’i dëmtojnë fëmijët që kanë nevojë për arsim.

Kujtojmë se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë se greva vazhdon dhe ka kërkuar nga prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, pasi mësimdhënësit janë në grevë.

“Nxënësit s’kanë çka të vijnë në shkollë pasi mësimdhënësit janë në grevë, të cilën nuk e deshën por s’patën zgjidhje tjetër. Grevën nuk po e bëjnë individët, është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit, por edhe punëtorëve të tjerë”, tha Jasharaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit