7.8 C
New York
Friday, March 28, 2025

Buy now

MAShTI me udhëzim të ri për asistentët e fëmijëve me nevoja të veçanta

- Advertisement -

Së bashku me mësuesen, po e ndihmojnë në mësime.

Asistentja, Fatmire Shabani i rrinë gjithnjë afër këtij nxënësi me nevoja të veçanta.

Por jo vetëm për ketë nxënës, Shabani kujdeset edhe për 2 fëmijë të tjerë të cilët kanë nevoja të tilla.

E me udhëzimin e ri administrativ, të publikuar nga Ministria e Arsimit janë paraqitur edhe detyrat dhe përgjegjësit e ndihmëseve të nxënëseve me nevoja të veçanta.

“Mbështet  zhvillimin e gjithëmbarshëm të fëmijës/nxënësit, përkujdeset për sigurinë dhe mirëqenien dhe ndihmon në shkathtësitë e jetës se përditshme”.

Kjo është vetëm njëra nga detyrat e shumta të tyre.

Për këtë asistentja pret qartësime nga Ministria rreth detajeve të tjera të punës se tyre.

Këtë udhëzim të ri, e mirëpret edhe drejtori i shkollës “Emin Duraku”, por ai kërkon që aspektet teknike të organizimit të punës së asistentëve të jetë në punën e brendshme e shkollave.

E më shumë detaje për rolin e këtyre ndihmëseve pret, edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja.

Sipas këtij udhëzimi administrative i cili ka dalë në diskutim publik, një ndihmës në klasë mund të mbështesë një (1) – dy (2) nxënës ose një grup të vogël brenda klasës/shkollës, duke marrë parasysh nevojat individuale të secilit nxënës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit