Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka dhënë detaje për organizimin e Testit të Arritshmrisë për klasat e nënta.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se testi në fjalë është mbajtur në 172 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1,549 salla testimi.
“Në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës, ndërsa sipas raporteve të komisioneve mbikëqyrëse, testi ka filluar me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara”.
“Për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi. Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do të publikohen më 07.07.2025”, thuhet në njoftim.