20.7 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

MAShTI do të ndërtojë çerdhe të parafabrikuara, ato mund të lëvizin sipas nevojës së popullsisë

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se pritet që të ndërtohen çerdhe të parafabrikuara në mënyrë që ato mund të lëvizin sipas nevojës së popullsisë.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja  Arbërie Nagavci.

Ajo ka njoftuar se ministria që ajo drejton është duke punuar intensivisht në edukimin e hershëm të fëmijëve, përkatësisht në ndërtimin e çerdheve.

“Një nga prioritet tona ka qenë edukimi i hershëm i fëmijëve. Kemi finalizuar Ligjin për Fëmijëri të Hershme. Element tjetër po aq i rëndësishëm është edhe krijimi i infrastrukturës së duhur për fëmijët. Kemi dhënë zotimin se do t’i ndërtojmë 160 çerdhe gjatë mandatit tonë”.

Më tutje Nagavci është shprehur se ndërtimi i çerdheve është drejtuar në tri drejtime kryesore.

“Ndërtimi i çerdheve është drejtuar në tri drejtime kryesore, ndërtimi i çerdheve të reja dhe rikonstruktimi i atyre të vjetrave. Ndërsa, po fillojmë punën për ndërtimin e çerdheve të parafabrikuara, që është një trend i ri i agjendës së gjelbër që shkurton kohën e ndërtimit nga dy vite ne katër muaj. Kanë mundësi që të lëvizin nga nja vend në tjetrin varësisht lëvizjes se popullatës”.

Ministrja ka treguar se së shpejti do të shpallet edhe tenderi për ndërtimin e çerdheve të parafabrikuara, teksa ka ftuar komunat dhe kompanitë për bashkëpunim.

Të ngjashme

Të fundit