21.9 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës, Macron: Kërkesat e BE-së janë legjitime

- Advertisement -

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pret që dialogu Kosovë – Serbi të fillojë se shpejti.

Në një konferencë për media në Tiranë, ai ka thënë se kërkesat e BE-së ndaj Kosovës janë legjitime.

Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. BE-ja është legjitime për të kërkuar që të ketë avancime konkrete mbi çështje politike, mbi zgjedhjet e komunave që nuk kanë qenë të kënaqshme, për çështje të siguresë. Kjo është e njohur nuk ka asgjë të re”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova nuk duhet të humb besimin në BE-në.

Mendoj e ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie, duhet të dalë nga kjo ballëpërballje që bllokon situatën. Unë uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën dhe Beogradin, sepse secili vend është sprovuar me vështirësi politike dhe sociale për të mundur të bëjmë avancime. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj se ekzigjencat janë legjitime”, ka thënë Macron.

Këto deklarime presidenti francez i ka dhënë pasi është pyetur nga gazetarët për kritikat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj BE-së.

Dje, para fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian Osmani e ka kritikuar BE-në më qasjen që po ndjek ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se BE-ja ua ka hapur derën atyre që shkojnë te presidenti i Rusisë, Vladimir Putini, dhe e kanë bllokuar Kosovë.

Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së. Më shumë kemi kërkesë sesa kemi shpresë. Kërkesat tona do të jenë të zëshme”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme

Të fundit