Aktivisti i VV-së, Boiken Abazi, e ka bërë një status duke e akuzuar BE-në për mungesë të demokracisë së brendshme.
Abazi ka përmendur fatkin se si Kosova ka mbështetje më të madhe në Parlamentin Evropian se sa në Komisionin Evropian.
Sipas tij, nuk është e drejtë që Parlamenti Evropian që sipas tij zgjidhet direkt nga populli, të ketë më pak pushtet se sa Komisioni Evropian që zgjidhet nga qeveritë e shteteve anëtare të BE-së.
E kush i zgjedh këto qeveri? – mund ta pyesete ndonjë cinik Abazin.
“Përplasja mes Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian në lidhje me Kosovën dhe Serbinë tregon edhe për problemin (defiçitin) e demokracisë së brendshme në BE.” – shprehet ai.
Sipas tij, forcimi i shtetit të Kosovës përveç që mbron demokracinë e Kosovës e mbron edhe demokracinë në Bashkimin Evropian.
Kujtojmë se në zgjedhjet e brendshme të VV-së, Albin Kurti si kandidat i vetëm kishte fituar 98.60 për qind të votave.