5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Masat e reja të Qeverisë të mirëseardhura për tifozët në Kosovë

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid, teksa ndryshime të masave ka edhe te fusha e sportit.

Sipas masave të reja, tani në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura do të lejohet prania e shikuesve deri në 50%, nga 10% sa ishte deri më tani.

Kurse, një numër të caktuar nuk do të ketë për aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, shkruan Gazeta Express.

Sipas masave të reja, në hapësira të jashtme do të lejohet prania e shikuesve sipas kapacitetit të objekit apo hapësirës sporitve.

Kujtojmë se në të gjitha aktivitetet sportive duhet respektuar masa e distancës prej 1 metër.

Gjithashtu, shikuesit e pranishëm duhet të posedojnë si dëshmi kartelën e vaksinimit ose një test negativ.

Organizatorët e garës janë të obliguar të caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës prej këtyre dëshmive.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit