Manjati i hip-hop-it, i cili mbetet në paraburgim në Nju Jork në pritje të gjyqit për akuzat për trafikim seksual, thuhet se po kërkon të fitojë para nga “Gulfstream 550”, një avion me vlerë 60 milionë dollarë, duke e renditur në platformat ekskluzive të aviacionit që i shërbejnë elitës së Hollywood-it.

“Gulfstream” elegant, tërësisht i zi, i regjistruar nën kompaninë e Combs, “Loveair LLC”, është i bazuar në aeroportin “Van Nuys” në Los Angeles dhe mund të strehojë deri në 14 pasagjerë.

Ky avion luksoz, i ndërtuar në vitin 2015, reklamohet në platformat e njohura të avionëve privatë si Victor dhe Jettly, të cilët kujdesen për udhëtarët e pasur që kërkojnë përvoja të larta fluturimi.

Qiramarrësit e mundshëm, megjithatë, mund të mos jenë të vetëdijshëm se po hipin në bordin e avionit të Diddy, pasi listat nuk zbulojnë identitetin e pronarit.

Victor, i njohur si “Uber i avionëve privatë”, u lejon klientëve nga manjatë e biznesit deri tek të famshëm të rezervojnë fluturime, duke premtuar rehati dhe ekskluzivitet maksimal.

Çmimi ndryshon në bazë të distancës; për shembull, një udhëtim vajtje-ardhje midis Los Angeles dhe Nju Jorkut në “Gulfstream “kushton rreth 116,681 dollarë , ndërsa një fluturim transatlantik për në Biggin Hill të Londrës do t’i kthejë klientët rreth 432,000 dollarë.