11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Masat e BE-së, afër 100 milionë euro dëme për kryeqytetin

- Advertisement -

Salla koncertale, salla multifunksionale e cila përfshinë një numër sallash sportive, fshati olimpik dhe unaza e jashtme e kryeqytetit, janë vetëm disa nga projektet e komunës së Prishtinës që mbetën pa u realizuar si pasojë e masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, thotë zëdhënësi i komunës së Prishtinës Donat Lushaku.

“ Pa i përmendur projektet më të vogla të cilat nuk arritëm t’i realizonim si pasojë e sanksioneve të BE-së karshi Qeverisë së Republikës së Kosovës, buxheti i zotuar në vlerë prej 20 milionë nga fondet IPA është bllokuar dhe si rezultat, projekti për sallën koncertale ka stagnuar”, tha Lushtaku për rtv21

Teksa Bashkimi Evropian, ndëshkoi pushtetin qendror në Kosovë në fund të muajit qershor të vitit 2023, për, siç u tha, mosshtensionim të situatës në veri të vendit, dëmi financiar vlerësohet të jetë mbi 300 milionë euro, ndërsa vetëm kryeqyteti ka pësuar nga këto masa afër 100 milionë euro investime në projekte që ishin planifikuar.

“ Nëse i marrin në tërësi të gjitha projektet që kanë mbetur pa u realizuar mund të them se shumë totale është dikur afër 60-70 milion euro apo afër 100 milion euro”

Nga këto masa nuk shpëtuan as komunat e tjera, përfshirë komunën e Hanit të Elezit, të cilës iu pezullua projekti që lidhej me trajtimin e lumit Lepenc, projekt ky që gjithashtu pritej të financohej nga fondet e IPA-s. Kryetari i Aleancës së bizneseve, Agim Shahini, e quan fatkeqësi të jetuarit nën masa ndëshkuese, pasojat e të cilave, sipas tij, arrijnë në 1 miliard euro.

“ Nga masat ka pësu ekonomia e Kosovës, jo vetëm komunat, jo vetëm qeveria por e gjithë Kosova. Dhe fatkeqësisht nuk ka shenja që këto masa do të hiqen. Sipas një raporti që kemi ne në këto pothuajse dy vite Kosova ka humbur rreth 600 milion euro por në mënyrë indirekte pasojat prekin 1 miliardë euro mjete, nga këto masa..”

Një raport për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës i përgatitur nga Josep Borrell, tash sa kohë u është dorëzuar vendeve anëtare të BE-së, por deri më tani nga BE-ja, ende nuk ka marrë vendim për këtë çështje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit