13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Masakrohet në mes të Tiranës modelja dhe pëson çarje të mëdha në fytyrë! Akuzon për sulmin personazhet e njohura televizive

- Advertisement -

Një vajzë e identifikuar me emrin Klea Prenga, e njohur si modele, ka denoncuar publikisht se është sulmuar teksa po darkonte në një restorant në Tiranë ditën e martë.

Në një postim në rrjete sociale ku shfaqet e prerë në fytyrë dhe e mbuluar në gjak, ajo pretendon se Antonela Berisha, ish-banorja e BBV1 dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” dhe motra e saj, kanë porositur një person ta sulmojë teksa ndodhej në restortant ku siç tregon dikush iu afrua dhe e goditi me gotë xhami.

E reja ndër të tjera tregon se motrat Berisha e kanë kërcënuar, pasi sipas tyre ajo është futur në mes të familjes së Marielës dhe bashkëshortit të saj Mir Pepa, çka në fakt ajo e ka mohuar. Ngjarja do të ndiqet në mënyrë ligjore thotë ajo.

Në pamjet e rënda të plagosjes së saj, dallohen se ka pësuar disa çarje të thella në fytyrë, ndërsa në një prej plagëve ka patur edhe copën e xhamit brenda.

Ende nuk ka një reagim nga Policia e Tiranës sa i përket këtij rasti të rëndë ndonëse ka ndodhur që të martën, sipas denoncueses.

Mesazhi ku ajo pretendon se sulmin e ka porositur Mariela Berisha, motra e Antonelës

Denoncimi i plotë i Klea Prengës:

Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.

As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim.

Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.

Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.

Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.
Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time.

Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.
Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.

Do jua çjerr maskën shumë shpejt.

Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend.

Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.

KUJDES! Pamjet mund të jenë të rënda për disa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit