13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Masakrat në Kosovë – Prokuroria Speciale tregon ndaj sa personave ka ngritur aktakuzë

- Advertisement -

Prokurorja speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari ka thënë se deri më tani kanë ngritur 33 aktakuza ndaj 89 persona për krime lufte në Kosovë.

Në një konferencë për media, Hajdari tha se shumica e të akuzuarve janë në Serbi.

“Deri me tani prokuroret kanë ngritur 33 aktakuza me 89 persona. Me marrjen e kompetecave jemi ballafaquar me probleme pasi kryesit e këtyre veprave nuk kanë qenë në Kosovë, shumica e tyre në Serbi, ndërsa viktimat dhe dëshmitaret në Kosovë. I kemi zhvilluar hetimet, i kemi grumbulluar provat, i kemi pranuar provat nga tribunali”, tha ajo.

Ndërkaq, për masakrën e Dubravës janë nën hetim 88 të dyshuar dhe vetëm një në paraburgim.

“Për maskarën e Dubravës nën hetim në rastin janë 88 të pandehur, për momentin vetëm një të pandehur e kemi në paraburgim. Për të pandehurit  tjerë vazhdojnë hetimet dhe duke u mbledhur provat”, tha prokurori Morina.

Kurse, për Masakrën e Mejës është ngritur aktakuzë ndaj 53 personave.

“Për maskarën e Mejës në aktakuzë janë të akuzuar 53 persona”, tha Hajdari

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit