8.8 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Masakra e Likoshanit dhe Qirezit, Haradinaj: Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Likoshanit dhe Qirezit të vitit 1998.

Në një postim në Facebook, ai është shprehur se edhe sot bashkëndjen me familjet që humbën më të dashurit e tyre.

Likoshani dhe Qirezi u bënë dëshmitarë të një prej akteve më të tmerrshme të makinerisë shtypëse serbe. Në fund të shkurtit 1998, të tronditura nga humbjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat serbe reaguan me hakmarrje barbare, duke vrarë gra, pleq, fëmijë dhe të rinj të pafajshëm”.

“Kjo masakër, e kryer nga policia dhe ushtria serbe, shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. Përulemi me nderim para sakrificës së martirëve që jetën ia falën atdheut. Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot dhe përgjithmonë!”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit