22.4 C
New York
Friday, September 27, 2024

Buy now

Masakra e Abrisë, Krasniqi: Tragjedi që nuk mori kurrë dënimin e merituar

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme të Drenasit, në 26-vjetorin e saj.

Ai thotë se kjo është historia e Kosovës, tragjedi e cila nuk mori kurrë dënimin e merituar.

“Me 26 shkurt të vitit 1998, Dituria ishte gjashtëjavëshe. Valmiri ishte dy vjeç. Luljeta ishte shtatëzënë, duke pritur një Malësor ose Malësore që të vinte në jetë. Fazliu ishte 94 vjeç. Dituria nuk mbijetoi që të festonte ditëlindjen e parë. Valmiri nuk u regjistrua kurrë në shkollë. Malësori ose Malësorja nuk erdhën asnjëherë në jetë. Fazliu nuk vdiq në shtrat i rrethuar nga më të dashurit e tij.

Jetërat e këtyre të katërve, përshirë 19 anëtarëve tjerë të familjes Deliu, u prenë tragjikisht në mëngjesin e 26 shkurtit në Abri të Epërme nga forcat kriminale serbe. Kjo është historia e Kosovës. Kjo është e vërteta e Serbisë. Kjo është dhembja me të cilën janë detyruar të jetojnë familja Deliu dhe të afërmit e tyre. Një krim që tejkalon gjithçka që fjalët mund të përshkruajnë”.

Tutje Krasniqi thotë se nuk duhet ndalur asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe duhet kujtuar sesa me vlerë është liria që gëzojmë sot.

“Një tragjedi që nuk mori kurrë dënimin e merituar. Një padrejtësi e përjetshme, për të cilin nuk guxojmë të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi. Historia jonë nuk do të harrojë asnjëherë sesa me vlerë është liria që gëzojmë sot dhe sa e vështirë ishte rruga që kaloi populli ynë deri në çlirim.

Sot, kujtojmë edhe heronjtë e UÇK-së nga Abria e Epërme, që ranë po atë ditë në altarin e lirisë, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdaraj. Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit