Është martuar sot vajza e heroit Dr.Hafir Shalës, Aurela.
Ajo nuk e kishte takuar asnjëherë babain e saj, të cilit i ngjau aq shumë.
Gentriti, vëllai i saj i uron gjithë të mirat e botës.
Postimi i plotë i Gentritit:
Babë, vajzën që kurrë se takove, sot po bëhet nuse. Ajo e veshi vellon e bardhë, të bardhë por si shpirti i saj!
Jam i sigurt se Arigoni, njeriu që Aurela ka zgjedhur e meriton dashurinë e saj. Angazhimi që të dy kanë treguar ndaj njëri tjetrit është përtej imagjinatës, kjo është ajo që i bënë çiftin më të veçantë!
Në këtë rrugëtim te ri, jam i sigurt se ashtu sic u tregua gjithë jeten e saj si vajze e moter shëmbëlltyr, ashtu pa dyshim do jetë bashkëshorte e Nanë shembull për të mirë.
Nga të gjithë ne, Aurela të ngjau më së shumti, ajo gëzon shumë tipare tua. Është vullnetmirë e zemërbardhë, vajzë e hekurt dhe e pa fjalë. Lela është punëtore e madhe, e respektuar dhe e dashur për të gjithë. Është shpirt luftetareje, me vullnet e forcë, nder e krenari ajo hap cdo rrugë të jetës e mposht cdo sfidë.
Në sytë e saj sikur të shohim ty, rrezaton urtësi të pafundme e dashamirësi të thellë. Aurela, gjithë jetën asnjëherë nuk iu hoq rrugës tënde, amaneti yt i rrjedh në gjakë e i pushon në zemër.
Të qenit vëllai i Leles është bekimi im më i madh. Lela do të mbetet gjithmonë motra ime e çmuar, e ëmbël me të cilën kam ndarë ëndrrat e mia më të dashura.
Unë gjithmonë do ta dua dhe ta mbështes!
Urime martesen, fitoren e dashurisë.
Çofsh përherë e lumtur motër, motër e dashur!
TË DUA PA FUND!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10210363320474926&id=1699973936&mibextid=Nif5oz