Sam Altman CEO i Open AI është martuar me inxhinierin e softuerit, Oliver Mulherin.
Fotot e dasmës qarkulluan nëpër mediat sociale me disa nga njerëzit që pyesnin nëse ishin të vërteta.
Fotot duket se janë pamje nga profili i Altman në rrjetet sociale në Instagram, që e mban privat.
Ato tregojnë çiftin të veshur me kostume elegante, këmisha të bardha me kopsa, teksa shfaqen në një vend tropikal.
Një tjetër foto tregon çiftin duke marrë pjesë në traditën e thyerjes së xhamit, karakteristikë e dasmave hebreje.