Kanye West është martuar me arkitekten Bianca Censori, dy muaj pasi u finalizua divorci nga Kim Kardashian. Reperi, 45 vjeç, thuhet se ka mbajtur një ceremoni private me Biankën dhe dyshja janë parë duke mbajtur unaza.
Mediat e huaja shkruajnë se unaza simbolizon angazhimin e tij ndaj saj pas ceremonisë së zhvilluar. Megjithatë, kjo martesë nuk është ligjore por simbolike shkruan media TMZ.
Ende nuk dihet se sa kohë kanë që dyshja njihen së bashku apo kanë filluar romancën e tyre, por thuhet se Bianca filloi të punonte për kompanisë Yeezy të Kanye në nëntor 2020.
Ndërsa dyshja nuk kanë publikuar asnjë detaj nga dasma, vlen të theksohet se Kanye realizoi një nga dasmat më spektakolare në botën e showbizit me ish-bashkëshorten Kim Kardashian që thuhet se i kushtoi ish-çiftit plot 6 milionë dollarë.