Aktorja Chlow Moretz i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me modelen Kate Harrison pas shtatë vjetësh lidhjeje. Sipas Vogue, Moretz veshi një fustan mahnitës në ngjyrë blu të çelët, i kombinuar me doreza të gjata të së njëjtës ngjyrë nga Louis Vuitton, ndërsa Harrison ishte po ashtu e veshur me të bardha.
“Një pjesë e madhe e dasmës ka të bëjë me ndarjen e gjërave që Kate dhe unë i duam me të gjithë ata që do të jenë aty”-tha Moretz për Vogue.
Vogue ndau gjithashtu foto nga prova përfundimtare e nuses në atelienë e shtëpisë së modës në Paris.
“Thjesht ndihem vetja ime”, i tha ylli i “Carrie” revistës, për fustanin e veçantë, i cili përfshinte edhe një vello në ngjyrë blu të çelët. “Nuk kam pasur kurrë një ide të qartë për një fustan dasme kur isha duke u rritur, ndaj kur nisëm të flisnim për atë se si do të dukej, e dija që do të zgjidhja diçka jo tradicionale, nuk do të vishja fustan të bardhë, do të doja të kishte një ndjesi ndryshe dhe mendoj se vërtet ka dalë ashtu”.