6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Martinez: Dua të fitoj gjithmonë

- Advertisement -

Padyshim “Zikaltërit” e Inter janë një ndër protagonistët më të mëdhenj të këtij sezoni, me djemtë e teknikut Simone Inzaghi, që pas fitimit të Superkupës së Italisë, tashmë janë vetëm pak javë larg sigurimit të titullit kampion, si dhe janë me “një këmbë”, në çerekfinalet e UEFA Champions League, pas fitores, 1 me 0, në përballjen e parë të 1/16-ve, ndaj Atletico Madrid.

Të shumtë janë lojtarët protagonistë të këtij ekipi, mirëpo, me 25 gola e 5 asistime në 33 përballjet, kapiteni i ekipit, Lautaro Martinez po drejton ekipin drejt lavdisë e së fundmi, “El Toro” ka dhënë edhe një intervistë për mediat italiane nga ku fillimisht theksoi se se çdo trofe është një objektiv për një klub si ai i “Zikaltërve”.

“Natyrisht që çdo trofe është një objektiv për një klub si Inter. Të jesh pjesë e një grupi vëllezërish dhe miqsh që shkojnë në të njëjtin drejtim, pavarësisht nëse luan apo jo, është e rëndësishëm për të ecur përpara. Kështu që gjërat bëhen më të thjeshta”,- u shpreh fillimisht “bomberi” argjentinas.

Më tej i pyetur për çështje më personale, si për shembull pseudonimi që i kanë vënë “El Toro”, ose në shqip “Demi”, argjentinasi u shpreh se ia vendosën shokët e skuadrës të Racing Club, pasi ishte gjithmonë i zemëruar dhe i keq në duele.

“Kur mbërrita te Racing, shokët e skuadrës më vunë nofkën El Toro sepse isha gjithmonë i zemëruar dhe i keq në duele dhe sepse dua të fitoj gjithmonë. Pseudonimi im vjen prej andej”,- tregoi më tej gjatë intervistës “ylli” argjentinas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit