Opinionisti Avni Arifi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se Qeveria e Kosovës për ta ruajtur imazhin e shtetit është dashur ta largojnë nga pozita e ambasadorit, Martin Berishajn.
Arifi kujtoi se situata me Berishajn kishte qenë problematike edhe për mediet dhe partitë politike për ta diskutuar.
Ai vuri në pikëpyetje se si ambasadori i Republikë së Kosovës e përdor pasaportën e Serbisë.
“E tërë situata rreth zotit Berisha është skandaloze. Ambasadori është si ushtari, është fytyra e shtetit. Prej fillimi është ditur se kjo situatë ka qenë e ranë, 1.8 milionë euro tërhiqen cash”, tha Arifi.
Arifi rikujtoi edhe deklaratat e ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje: