Berishaj, të cilin pushteti e kishte mbrojtur fuqishëm, po përfaqësohet nga Zyra e avokatit Tomë Gashi.
Mediat slloven kishin shkruar për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj.
Një televizion slloven, Planet TV, kishte raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.
Në raportimet e medies sllovene, Berishaj dyshohej se ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.
Në lidhje me këto akuza, ambasadori i Kosovës e kishte shkruar një status të gjatë në Facebook, ku kishte provuar që t’ju jepte përgjigje akuzave që i qëndrojnë mbi kokë, ndonëse shkrimi i tij vetëm se e kishte zgjeruar edhe më shumë mjegullnajën rreth rastit.
Kujtojmë që Berishaj po hetohet edhe për raportim të rremë të pasurisë. Këtë hetim e kishte konfirmuar muaj më parë Agjencia Kundër Korrupsionit, duke theksuar se ka dorëzuar një kallëzim penal në prokurori.