5.5 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Martesat mes gjinisë së njëjtë, Lutfi Haziri: Vetëvendosje jo parimore dhe me standarde të dyfishta

- Advertisement -

Fjalime me konotacion ofendues, paragjykues e diskriminues u dëgjuan gjatë ditës së djeshme nga deputetët e Kosovës, teksa po diskutohej për Projekt-Kodin Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Ishin disa deputetë të Vetëvendosjes që vjellën ‘vrerë’ kundër komunitetit LGBTI dhe ndanë në dysh votën e partisë. Si përfundim, nuk kaloi… Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri për Periskopin e ka quajtur parimore.

Nga 77 deputetë sa ishin në sallë, 61 deputetë votuan – 28 pro, 29 kundër dhe katër abstenime.

Për mos kalimin e Projekt-Kodit Civil pati reagime të shumta, e në veçanti kritika e vërejtje për partinë në pushtet e cila me 51% nuk arriti ta kalojë këtë kod, i cili edhe ishte nisur nga vet ky subjekt politik.

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri në një prononcim për Periskopin tha se refuzimi n e VV’së për të mbështetur këtë Ligj e sheh si jo parimor dhe me standarde të dyfishta.

“Refuzimi i VV për të mbështetur një ligj…Standarde të dyfishta dhe jo parimor”, tha shkurt Haziri.

Kjo temë bëri që të ndajë në dysh Lëvizjen Vetvendosje, ku në 29 sa ishin kundër 10 prej tyre ishin nga kjo parti.

Gazmend Gushinca, Labinotë Demi – Murtezi, Eman Rrahmani, Burim Karameta, Gramoz Agusholli, Visar Korenica, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Drita Millaku dhe Fjolla Ujkani, janë deputetët që ngritën dorën, për t’i thënë jo martesave mes gjinisë së njëjtë.

Projekt Kodi Civil, përveç tjerash rregullon pronësinë, trashëgiminë, e shumë çështje të tjera kruciale për funksionimin e shtetit/ shoqërisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit