25.2 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Marta Kos nga Sllovenia: Shqipëria ka shanse reale për t’u bërë pjesë e BE-së brenda vitit 2029

- Advertisement -

Gjatë Forumit të Bledit në Slloveni, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, u shpreh me optimizëm për rrugën europiane të Shqipërisë. Ajo vlerësoi përparimin e reformave dhe theksoi se, nëse qeveria shqiptare vazhdon me të njëjtin ritëm, anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të bëhet realitet brenda vitit 2029.

Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe së dyti vitin tjetër me ndeshjen e futbollit mes vendeve anëtarë dhe vendeve kandidate në Tiranë dhe ku kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu ca të tjerë. Në 2028-ën mund, të kemi 28 anëtarë. Dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029-n mund të kemi 29 anëtarë. Megjithatë, unë nuk kam shumë kohë, kam vetëm katër vjet, kështu që shpejtoni.

Me Malin e Zi po ecim përpara dhe është e mundur në qoftë se përfundojmë në 2026 në aspektin teknik të bisedimeve, në 2028 mund të kemi 28 anëtarë të BE. Dhe në qoftë se Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029 mund të kemi 29 anëtarë. Kështu që shpejtoni”, tha Kos.

 

 

Të ngjashme

Të fundit