Numërimi mbrapsht ka nisur dhe ëndrra e madhe e Shqipërisë për një biletë historike në Kupën e Botës fillon zyrtarisht nesër! ⏳✨
Trajneri Sylvinho do të zbulojë paradite listën e lojtarëve të ftuar për “luftën” e Varshavës kundër Polonisë më 26 mars ku kërkohet me çdo kusht kalimi në finalen e madhe të Play-Off kundër fituesit të çiftit Suedi-Ukrainë! 🛫🇵🇱
Edhe pse tekniku brazilian do të dalë para mediave në orën 11:00 për të shpjeguar zgjedhjet e tij situata nuk duket aspak e lehtë për shkak të dëmtimeve të shumta në repartin e sulmit! 📉🤕
Mungesat e Rey Manaj dhe Mirlind Dakut si dhe rikthimi i vonë i Armando Brojës pas dëmtimit mbeten kokëçarja kryesore për stafin teknik në prag të kësaj sfide jetike! 🧱⚽ Sipas axhendës së FSHF-së kombëtarja do të nisë zbritjen në fushë ditën e hënë në “Shtëpinë e Futbollit” për të përgatitur çdo detaj përpara udhëtimit drejt Polonisë!
🏟️💪 Tifozët kuqezi mbajnë frymën pasi jemi vetëm 180 minuta larg shkrimit të historisë për herë të parë në një Kampionat Botëror! 🌍🇦🇱📈
#shqiperia #Syvinho #goal365shqip






