18.1 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Marrja pjesë në proces të votimit të personave me mandat të kontestuar mund të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese

- Advertisement -

Shkruan: Ardian Bajraktari

Kushtetuta jonë është e qartë në atë se një deputet nuk mund të ushtroj edhe funksione tjera, kontestuese është momenti se kur fillon me rrjedh ky detyrim (nga certifikimi apo nga betimi).

Sa i përket çështjes së papajtueshmërisë së ushtrimit të funksionit/mandatit të deputetit është shumë e qartë, për faktin se neni 72, i Kushtetutës përcakton se Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj.

Pra, nëse dilema është nga certifikimi apo betimi, tashmë të dy këto veprime janë konsumuar, e për rrjedhoje mbajtja e funksioneve tjera, në Qeveri e deputetëve të zgjedhur dhe të betuar, qartësisht e bënë funksionin/mandatin e tyre të papajtueshëm.

E marrja pjesë në proces votim të personave apo kur ata/ato janë në papajtueshmëri me Kushtetutën, e aq më tepër kur votat e tyre janë vota vendimtare, lehtësisht mund të rezultojë me shpallje të procesit dhe vendimi si jo kushtetues.

Ky standard është vendosur nga Gjykata Kushtetuese në rastin nr. KO95/20, apo siç njihet ndryshe rasti i deputetit Etem Aarifi.

Gjykata Kushtetuese në lidhje me marrjen pjesë dhe në votim e duke qenë votë vendimtare në pikën 281 dhe 282 parasheh si në vijim: Gjykata konstaton se Vendimi nr. 07/V-014, i 3 qershorit 2020, për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën, sepse ai vendim nuk ka marr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përkatësisht 61 vota të vlefshme, siç është përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 95 të Kushtetutës. Gjykata rithekson se në mënyrë që Qeveria të zgjidhet, konform paragrafit 3 të nenit 95 të Kushtetutës, “për” Qeverinë duhet të votojnë të paktën gjashtëdhjetë e një (61) deputetë të Kuvendit. Në rastin konkret, sipas dokumenteve zyrtare të Kuvendit, Gjykata vëren se më 3 qershor 2020, gjashtëdhjetë e një (61) deputetë kishin votuar “për” Qeverinë, gjegjësisht për Vendimin e kontestuar. Për miratimin e Vendimit të kontestuar kishte votuar edhe Etem Arifi. Pasi Gjykata gjeti se mandati i Etem Arifit kishte qenë i pavlefshëm para votimit të Vendimit të kontestuar, ai Vendim kishte marrë vetëm gjashtëdhjetë (60) vota të vlefshme.

Prandaj për të qenë në rregull, ky proces, duhet hequr dorë (ndonëse e vonuar) nga ushtrimi i funksioneve në ekzekutiv.

Pra, sipas standardit të Gjykatës Kushtetuese, kur vota/at janë vendimtare nga personi/at me mandat të kontestauar/ papajtueshëm, vendimi është jo kushtetues.

Të ngjashme

Të fundit